75 Mall Live Search
11:08 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Sezoni më i keq i Realit në 20 vitet e fundit

Numrat nuk gënjejnë, është fillimi më i keq i 20 viteve të fundit të Real Madridit.

Mbretërit u mundën përsëri, 1-0 në Leganes në Copa del Rey, në raundin e dytë të finales, i cili megjithatë nuk përjashtoi ata nga gara falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, kjo llogaritet si humbja e dhjetë e sezonit duke numëruar UEFA Super Cup, ku u mposht 2-4 nga Atletico Madrid në kohë shtesë.

Me pak fjalë, numrat horror, ashtu si njëzet vjet më parë , kur në sezonin 1998-1999 ata ndryshuan Guus Hiddink dhe John Toshack në stolin e Realit.

Që janë keq me rezultate e konfirmon edhe ylli i Realit, Casemiro.

“Ne nuk jemi mirë, jemi të sinqertë: ne e dimë se ne duhet të përmirësojmë sepse klubi e kërkon atë. Ne nuk kemi dhënë thellësi në lojë sonte, ne po punojmë shumë, por nuk po bëjmë mirë, ne luajmë për të fituar, kaluam fazën në Copa del Rey por në La Liga jemi shumë larg”. /IndeksOnline/