10:26 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sezoni turistik më i sigurt në historinë e turizmit shqiptar

Sezoni turistik i këtij viti ka qenë një nga më të mirët në lidhje me sigurinë e pushuesve dhe parandalimin e zhurmave akustike, ku Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për t’i siguruar ato.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj më bëri me dije gjatë një takimi për turizmin në Vlorë, se gjatë këtij sezoni turistik u angazhuan më shumë se 1 mijë policë forca, mjete shtesë në funksion të gomave dhe postës policore, të cilat kanë qëndruar 24 në shërbim te pushuesve.

“Ne premtuam 3 muaj më parë në nisje të këtij sezoni se do të kisha një sezon me shumë qetësi dhe shumë rend, si dhe parandalimin e akteve kriminale. Padyshim besoj se me një organizëm më të mirë policor dhe është fakt që në aktivizuam mbi 1000 trupa policore, mjete shtesë në dispozicion të gomave, duke ngritur një sërë stacionesh provizore policie, si në Theth, Valbonë, Tale, Gjirin e Lalëzit, Ksamil etj ., si dhe rritëm ndjeshëm shërbimet policore pa uniforme dhe shërbimet policore me mjete të lehtë në territoret e plazhit. Si rrjedhojë ky ishte një sezon i sigurt dhe pa pasoja në zonën turistike si dhe me një ulje të ndjeshme të vjedhjeve në territoret e plazhit “, – theksoi Xhafaj.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me pushtetin lokal kanë marrë të gjitha masat për parandalimin e aksidenteve të shkaktuara nga motorët e ujit, duke vendosur tabela informuese si dhe duke përcaktuar qartë vendin se ku motorët e ujit mund të qarkullojnë. / ATSH /