17:01 / E Premte, 21 Korrik 2023 / Gj. Sh

Sezonin e kaluar shkëlqeu në La Liga, Lazio zyrtarizon sulmuesin argjentinas

Taty Castellanos edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Lazios.

Klubi romak përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka përfunduar marrëveshjen me MLS-në, për transferimin e sulmuesit argjentinas, shkruan IndeksOnline.

“SS Lazio njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat e kontratës sportive të futbollistit Castellanos Gimenez Valentin Mariano Josè, nga Major League Soccer, i cili luajti sezonin e fundit sportiv në La Liga me Club Girona FC.”, thuhet në komunikaten zyrtare të Lazios.

Lazio ka paguar 15 milionë euro për transferimin e Taty Castellanos.

Castellanos sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra e Gironas, ku shënoi 13 gola./IndeksOnline/