14:43 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Sfeçla viziton Vitinë dhe Gjilanin: Respektimi i masave nga qytetarët do t’i jap fund më shpejtë situatës së vështirë

Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sfeçla ka vizituar sot Vitinë dhe Gjilanin, saktësisht stacionet policore dhe Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Sfeçla tha se u njoftua nga afër lidhur me situatën e COVID-19, ku tha se po bëhet një punë e madhe nga të gjitha institucionet e vendit për të luftuar pandeminë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij respektimi i masave nga qytetarët deri më tani, por edhe ditëve në vijim do t’i japin fund më të shpejtë kësaj situatë të vështirë.

Postimi i plotë:

Sot kam vazhduar vizitat në Komunën e Vitisë, Stacionin Rajonal të Policisë në Gjilan dhe Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti më njoftoj për të gjitha masat që janë marrë në këtë komunë kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. Përkundër që janë 44 të infektuar, situata është nën menaxhim dhe në koordinim me të gjitha institucionet relevante. Të dyja palët shprehëm vullnet për bashkëpunim sepse vendi ynë është përballë një pandemie dhe shëndeti i qytetarëve është primar.

Vazhdova vizitën në Stacionin Rajonal të Policisë në Gjilan ku u takova me Drejtoren Rajonale, Kolonele Elmina Mahmuti. Biseduam për kapacitetet në këtë rajon dhe menaxhimin e situatës. Edhe këtu nuk mungoj vullneti dhe angazhimi i policisë në shërbim të qytetarëve gjë për të cilën i falenderoj jashtëzakonisht shumë.

Në fund vizitova edhe Prokurorinë Themelore në Gjilan. Diskutuam me Kryeprokurorin z. Jetish Malokun për bashkëpunimin e prokurorisë dhe policisë, për masat që janë marrë me vendimin e fundit dhe zbatueshmërinë e tyre nga qytetarët.

Po bëhet një punë shumë e madhe nga të gjitha institucionet e vendit për ta luftuar pandeminë. Rrespektimi i masave nga qytetarët deri më tash por edhe ditëve në vijim, do t’i japë fund më shpejt kësaj situate të vështirë.