10:40 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Sfida e aktorëve/ Shpërndajnë gjëra ushqimore për ukrainasit

Ylli i “The Challenge”, Jordan Wiseley, po gjen mënyra për t’u gjendur në terren në Ukrainë duke shpërndarë gjëra të nevojshme përtej kufirit nga Polonia.

Ai dhe aktori Kevin Pasdon janë përtej kufirit për të zhvilluar humanizmin, transmeton Indeksonline.

Jordan Wiseley

Ata kanë shkuar në Polonoi në fillim të këtij muaji më qëllim që të ndihmojnë Ukrainën.

Siç shihet në video, njerëzit në Ukrainë janë të dëshpëruar dhe Jordani po punon që të shpërndahen gjërat thelbësore, si ushqim dhe batanije.

Ata kanë filluar një fushatë për mbledhjen e fondeve dhe donacioneve që do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë.

Jordan dhe Kevin thanë se po punojnë me ukrainasit dhe flasin pak anglisht.. por duket se gjuha nuk është problem dhe ata janë bërë bashkë për të ndihmuar që të fitojnë luftën./Indeksonline/

Jordan Wiseley