75 Mall Live Search
15:57 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Sfida e ministrit Likaj me arsimin në pandemi, shifrat flasin se u menaxhua mirë

Viti 2020 ka qenë vit i vështirë për gjithë botën për shkak të pandemisë COVID-19. Megjithatë, ministri Ramë Likaj bashkë me stafin e tij ka arritur që të mbajë në nivel të punës dhe përkushtimit duke bërë që arsimi në vend mos të ngecë. Gjatë kësaj kohe, ka patur disa suksese.

MASH ka arritur që të dezinfektojë të gjitha shkollat dhe janë vendosur udhëzimet se si të sillemi në shkollë në kushte pandemie.
Janë themeluar 3 task forca për secilin nivel (MASh, DKA, Shkolla)
Inspektorati i Arsimit ka realizuar inspektime sistematike në të gjitha rajonet e Kosovës.

Është bërë testimi pilot për virusin Covid -19 para fillimi të vitit shkollor
Gjatë 3 mujorit të parë të vitit shkollor 2020/2021 janë testuar 8994 mësimdhënës, 1229 përsonel tjetër, dhe 5186 nxënës.

Është hartuar dhe aprovuar nga Qeveria Master Plani për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Janë hartuar tre skenarë për realizimin e procesit mësimor në të gjithat nivelet e arsimit parauniversitar (duke përfshirë edhe arsimin dhe aftësimin profesional dhe arsimin e fëmijëve/ nxënësve me nevoja të veçanta), sipas kushteve/rrethanave që ekzistojnë në shkollat përkatëse.

Është hartuar udhëzuesi i përgjithshëm për organizimin e mësimit në kushte pandemie 2020 2021.

Është hartuar udhëzuesi për vlerësimin e nxnënësve në vitin shkollo 2020/2021.

Është emëruar grupi për kushtet dhe kriteret në përzgjedhjen e mësimdhënësve dhe redaktorëve për e – Mësimin-mësimi në distance, për klasat 1-9 për vitin shkollor 2020-2021.

Viti i ri shkollor ka filluar në dy faza: faza e parë ka filluar më 14.09.2020 dhe faza e dytë më 21.09.2020, procesi është duke u monitoruar nga të gjithë akterët: task-forca, inspektorati, institucionet.

MASH ka realizuar disa trajnime, si:
trajnimi i mësimdhënësve për zbatimin e kurrikulës për klasën përgatitore,
për klasat 1, 6 dhe për klasën 10 për gjimnaze; trajnimi për Udhëheqje Arsimore me 4 grupe në nivel të Kosovës, janë certifikuar 300 mësimdhënës; në kuadër të projektit të BE-së ka përfunduar trajnimi dhe janë certifikuar 1000 mësimdhënës për nivelet parafillor dhe fillor (klasat 1-5); janë licencuar 60 mësimdhënës; janë trajnuar 420 mësimdhënës për fushat: gjuhë dhe komunikim, matematikë dhe për programin parafillor; janë trajnuar 80 mësimdhënës për e-Mësimin (trajnim online nga IPK).