Eshtë e vërtet që njerëzit u lodhën duke dëgjuar fjalinë që
përsëritet pambarimisht: “lani duart”, por kjo është më e nevojshme
sot më shumë se kurrë. Për ta ç’dramatizuar paksa situatën, njerëzit kanë
nisur sfidën më të re në Tik Tok, që lidhet pikërisht me larjen e duarëve.
Gjatë sfidës më të re të Tik Tok-ut, njerëzit lajnë duart nën
ritmin e muzikës shoqëruar gjithashtu me një koreografi të caktuar që mendohet
se u nis nga një kërcimtare vitnameze e quajtur Quang Dang.
“Le
t’i lajmë duart, t’i fërkojmë ato. Mos i fusni duart në sy, hundë apo gojë dhe
le të shmangim vendet me shumë njerëz.”- thuhet në tekstin e shkurtër që
shoqëron videon.
Rregullat kryesore të thëna në një fjali të vetme. Kjo sfidë
është nisur për t’i inkurajuar edhe më njerëzit në të gjithë botën të ndjekin
masat më të rëndësishme për parandalimin e virusit. Nisur nga popullariteti i
Tik Tok së fundmi, me siguri edhe sfida e larjes së duarëve do të rezultojë një
sukses!
Nevoja për këtë lëvizje të re u nis nga të rinjtë, të cilët shpesh neglizhojnë masat e kërkuara.