75 Mall Live Search
14:29 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Gj Sh

Sfidat e Kosovës për kualifikueset e Botërorit, Lista dhe shanset për kualifikim

Kanë mbetur disa ditë kur Përfaqësuesja e Kosovës do të nis kualifikueset për Kampionatin Botëror 2026, i cili mbahet në ShBA, Meksikë dhe Kanada.

”Dardanët” janë të vendosur në Grupin B së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, ku pritet të jetë shumë sfidues, shkruan IndeksOnline.

Por para dy ndeshjeve të muajit shtator, ku Kosova përballet me Zvicrën me 5 shtator dhe tre ditë më vonë me Suedinë, ka edhe disa probleme tjera që po e shoqërojnë në vazhdimësi.

Selektori Franco Foda ende nuk e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar, e kjo do të jetë sfidë në vete.

Nga raportimet e fundit, thuhet se ai ka dërguar ftesë për herë të parë për mesfusorin 21-vjeçar Leon Avdullau, por vendimi nuk ka ardhur ende pasi drejt Hoffenhemit ftesë kanë dërguar edhe kombëtarja e Zvicrës, e po ashtu edhe ajo e Shqipërisë.

Pra përveç përballjes në fushë, Kosova po ”lufton” me Zvicrën edhe për Leon Avdullahun.

Pra Kosova përballet me një grup të fortë, ku shanset për kualifikim në Kupën e Botës janë të vogla.

Sipas analizave të “football meets data”, Kosova ka vetë 5% gjasa që të jetë lidere e Grupit, ndërsa 24% shans për të përfunduar e dyta dhe për të shkuar në “play-off”.

63% janë shansat për të përfunduar e treta, ndërsa 61% shanse që të mbyll kualifikueset në vendin e fundit.

Mund të shihet si e pamundur, por futbolli shpesh sfidon statistikat. Kosova posedon lojtarë me përvojë në kampionate të forta evropiane, si Muriqi, Rashica e Rrahmani. Skuadra ka treguar shpesh fuqinë e saj në ndeshjet në shtëpi, ku atmosfera mbështetëse e tifozëve është armë e fortë./IndeksOnline/