75 Mall Live Search
13:31 / E Premte, 20 Shtator 2024 / G T

“S’flet shumë, vetëm punon”, Carlo Ancelotti për Endrickun: Është djalosh!

Carlo Ancelotti në një konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Espanyolit foli për sulmuesin brazilian, Endrick.

Trajneri italian tha se Endricku është një djalë i jashtëzakonshëm që punon shumë, shkruan Indeksonline

“Endrick është një djalë i jashtëzakonshëm, ai nuk flet shumë. Ai vetëm punon shumë.

“Ai pritet të startojë në një nga ndeshjet e ardhshme.

“Sigurisht që e ka një të ardhme të madhe”, u shpreh Carlo Ancelotti

Endrick golin e tij të fundit me fanellën e Real Madridit e shënoi në UEFA Champions League ndaj Stuttgartit dhe ishte ndeshja e tij debutuese në këtë kompeticion./Indeksonline/