75 Mall Live Search
08:18 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / G T

“S’futem kurrë në ChatGPT”-i, Lionel Messi tregon aventurën me inteligjencën artificiale: Antonela futet çdo ditë aty…!

Lionel Messi së fundmi ka dhënë një intervistë interesante në lidhje me shumë gjëra private, që më herët nuk i kemi ditur.

Ai u pyet nga gazetarët nëse është përdorues i ChatGPT-së, shkruan Indeksonline

Ylli i Inter Miamit tregoi se kurrë nuk e ka përdorur inteligjencën artificiale, por që nuk është kundër saj.

Nga ana tjetër, thotë se gruaja e tij e përdor për çdo gjë.

“Unë kurrë s’e kam përdorur ChatGPT-në. Në fakt, nuk përdori AI-në, jo sepse jam kundër, por nuk jam futur në të ende.

“Antonela është në ChatGPT-i gjatë gjithë kohës, duke e pyetur për çdo gjë. Për ushqime, për gjithçka – por unë s’jam futur ende në atë botë”, u shpreh Lionel Messi.

Messi gjithashtu tregoi edhe për shumë gjëra të tjera. Një prej tyre ishte edhe se si gruaja e tij nuk e lejon atë që të luajë në shtëpi me top me fëmijët e tij./Indeksonline/