75 Mall Live Search
22:37 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / AR

S’gjen qetësi Prishtina, sërish të shtëna me armë zjarri

policia

Sërish në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Këtë herë krismat u dëgjuan në rrugën “Gjon Serreçi”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se nga informatat e para dyshohet që nga një mjet në lëvizje ka pasë gjuajtje me armë.

Rreth orë 20:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Borovci.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur një hetim./Indeksonline/