Ish-gruaja e Scottie Pippen në një lidhje me djalin 17-vjeçar të Michael Jordan

Duket se djali i Michael Jordan, Marcus Jordan , dhe ish-bashkëshortja e legjendës së NBA-së, Scottie Pippen dhe ylli i reality show-t ‘Real Housewives of Miami’, Larsa Pippen , janë në një lidhje prej rreth një muaji.
Sipas burimeve për TMZ Sports , të dy duken shumë të dashuruar dhe kalojnë shumë kohë së bashku në Miami.

Larsa ishte e martuar më parë me Scottie Pippen për 23 vjet dhe së bashku ata kanë katër fëmijë – Scotty Jr., Preston, Justin dhe Sophia .
Ata u martuan në vitin 1997 dhe u divorcuan në dhjetor 2021 pas tre vitesh.

Pas Scottie, Lars u lidh me një tjetër basketbollist amerikan – Malik Beasley.
Larsa ishte gjithashtu shoqja më e mirë e Kim Kardashian dhe miqësia u prish kur ajo shkaktoi trazira në klanin Kardashian-Jenner./Indeksonline/
