75 Mall Live Search
17:23 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / G T

Shabanhaxhaj e nis me gol sezonin pranveror në Rusi

Skuadra e Rubin Kazanit ka shënuar gol ndaj Akhmat Grozny në javën e 19-të në Premier Leaguen e Rusisë.

Dardan Shabanhaxhaj shënoi në minutën e 11’të, pas një super asisti nga Mirlind Daku, shkruan Indeksonline

Liga e Rusisë u rikthye sot pas një pushimi të gjatë tre mujorësh.

Dhe qysh në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, lojtari shqiptar arriti të shënoj gol.

Kujtojmë që në këtë ndeshje është duke luajtur edhe sulmuesi “kuqezi”, Mirlind Daku.

Kurse në bankën rezervë për Rubin Kazanin është lojtari tjetër nga Shqipëria, Marvin Cuni./Indeksonline/