75 Mall Live Search
19:33 / E Martë, 08 Qershor 2021 / A. A

Shabani e Hoti po stërviten me Prishtinën, por ende nuk janë prezantuar zyrtarisht

Prishtina është përforcuar me dy futbollistë para fillimit të parakualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Xhevdet Shabani i Dritës dhe Mendurim Hoti i Feronikelit janë prurjet e fundit e kampionëve të rinj.

Indeksonline mëson se dy futbollistët po ushtrojnë që disa ditë me ‘bardhekaltërit’ në kampin stërvitor që po mbahet në Gjakovë.

Prishtina do të ballafaqohet me skuadrën nga San Marino, Folgore, në gjysmëfinale të parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve më 22 qershor.

/Indeksonline/