12:34 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shabani i famshëm zbret në kryeqytet, vjen nga Podujeva me flamurin kuq e zi

Mënyra e tij e të veshurit dhe të menduarit i dha famë 20 vjeçarit nga Podujeva.

Yll Raçi, u bë i famshëm në rrjete sociale, i cili tregoi se i pëlqen të vishet e të rri me njerëzit e moshës 70-80 vjeç dhe se ka zgjedhur jetën e fshatit, duke u marrë me bagëti.

Madje, ai merret edhe me msitninë ku deri më tani është bërë “sebep”, i 30 çifteve.

Por, sot Ylli i cili dëshiron ta ketë emrin Shaban, ka zbritur në kryeqytet.

Në veshje kombëtare duke mbajtur flamurin kuq e zi, 20 vjeçari u pa në shesh të Prishtinës, duke festuar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës./Indeksonline