75 Mall Live Search
12:31 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shabani zgjat kontratën me Dritën deri më 2023

Drita ka njoftuar se ka vazhduar me mesfushorin e njohur, Bujar Shabani.

Edhe pse kishte fjalë që lojtari do të largohej, por në xhirot e para edhe një herë që është ndër më të mirët në vend në atë pozitë.

Klubi ka njoftuar se palët e kanë vazhduar marrëveshjen deri në vitin 2023.

“Sot në ambientet e klubit tonë është arritur marrëveshja e vazhdimit të bashkëpunimit deri në vitin 2023 me njërin prej mesfushorëve më të mirë në vend, Bujar Shabanin”.

“Marrëveshja është zyrtarizuar nga zv.drejtori i përgjithshëm i klubit njëherësh edhe drejtor sportiv Valon Zymberi”, thuhet në njoftim.

Shabani është te Drita prej 3 vjetësh. /Indeksonline/