75 Mall Live Search
11:54 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / S Z

Shabani:Depo Qendrore e Barnave, nuk i plotëson as kushtet minimale

Deputeti i Partisë Demokratike të  Kosovës (PDK)  Isak Shabani, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka ngritur shqetësimin lidhur me gjendjen, në të cilën gjendet Depo Qendrore e Barnave. Ai kërkoi që të ndahen 2 milion euro për Depon e barnave, e cila sipas tij nuk i plotëson as kushtet minimale  për ruajtjen e barnave.

”  Nuk i plotëson as kushtet minimale që të ruhen barnat aty. E kemi dhe mendimin e inspektoratit sanitar, që e ka vlerësuar këtë. Dhe çka ka ndodhur, kjo depo është thyer është plaçkitur dy herë kohëve të fundit. Apeloj për përkrahje të këtij buxheti dhe ndarjen e mjeteve për 2 milion për depo. Shqetësuese mos ndërtimi i Depos qendrore të barnave sepse kjo depo nuk i plotëson as kushtet minimale për tu ruajtur barnat. Andaj ndërtimi i kësaj depo do të ndikonte në sigurimin e barnave dhe sigurimin e  shëndetit publik”, tha ai..

Shabani me vete në seancë kishte marrë dhe foto të cilat pasqyronin gjendjen e Depos, të cilat ia dorëzoi kryetarit të Kuvendit, në mungesë të një ministri të Shëndetësisë./IndeksOnline/