12:26 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shafrani i Indisë mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të demencës

Një pikë e shafranit të Indisë në sy mund të zbulojë demencën para se të shfaqen simptomat.

Pikat, të zhvilluar në Universitetin e Londrës, mund të lehtësojnë diagnozën e hershme para çdo shenje të humbjes së kujtesës.

Një dozë ditore e pikave ndihmoi në zbulimin e sëmundjes se Alzheimerit në minj, dy vjet para se ata të shfaqnin simptomat e para. Kurkumini, përbërësi aktiv në shafranin e Indisë, i bën të dukshme proteinat jonormale në tru të dukshme duke iu kapur atyre dhe duke u shfaqur si njolla fluoreshente. Kjo është zbuluar më pas duke shikuar në pjesën e prapme të syrit./Indeksonline/