11:20 / E Premte, 30 Dhjetor 2022 / B O

“Shah mat” regjimit të Iranit

Në Botërorin e Shahut që po zhvillohet në Kazakistan ka dalë në pah një shahiste, e cila po shndërrohet në një tjetër simbol të protestave kundër regjimit në Iran.

Bëhet fjalë për Sara Khadem al-Sharia, 25-vjeçarja e cila konkuron e pambuluar me shami, që për gratë iraniane është e detyrueshme.

Që nga 14 shtatori, kur vdiq e reja Masha Amini pasi u arrestua nga Policia e Moralit në Iran për mosmbajtje korrekte të shamisë, në vend kanë shpërthyer protesta të fuqishme. Deri më sot, këto protesta kanë regjistruar rreth 600 viktima dhe mbi 1200 të plagosur, përveç shumë personave të tjerë që janë arrestuar.

Tani, mosmbajtja e shamisë nga shahistja Sara Kadim Al-Sharia, po kthen vëmendjen në dramën që po vuajnë gratë iraniane.