“Shah-Mat”, Trepça mposht Prishtinën dhe prek finalen e Kupës së Kosovës

Trepça është finalistja e parë e Kupës së Kosovës.
Në ndeshjen e dytë gjysëmfinale, mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 84-66, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti më i dalluar i ndeshje ishte Mikaile Tmusic i Trepçës, me 22 pikë të shënuar.
Te prishtina u dallua Muhamedali Janjeva, me 15 pikë të shënuara.
Pas ndeshjes, tifozët ”Torcida” thumbuan Prishtinën, duke e shpalosur një koreografi në të cilën shkruhej ”Shah-Mat”.

Në finale Trepça e pret fituesin e ndeshjes Bashkimi – Vëllaznimi.
Skuadra nga Gjakova ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 80-71./IndeksOnline/