Shahin Dervishaj, kandidat serioz për deputet nga PDK, merr mbështetje të madhe kudo në Kosovë

“Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë, sepse njerëzit e suksesshëm bëjnë mundësitë, pasi që kur krijohen këto bëhen edhe vlerat e prandaj, suksesi duhet të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm vazhdojnë të lëvizin gjithmonë duke bërë të pamundshmen të mundshme për një jetë e ekonomi më të mirë për popullin e Kosovës!“
Këto janë fjalët e kandidatit nga radhët e PDK-së me numër 77 – Shahin Dervishaj.
Dervishaj po merr mbështetje të fuqishme gjithandej nëpër Kosovë me personalitetin e vetitë e tij të larta, që e vendosin në qendër të vëmendjes si një ndër kandidatët më serioz për deputet, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Të njëjtin, siç shihet tashmë, në publik e mbështesin aq shumë dhe djali i Hashim Thaçit, Endriti dhe djali i Kadri Veseli, Klestori.
