Shahini prezanton politikat e banimit, për Prishtinën

Kandidatja për kryetare të Prishtinës nga radhët e PSD-së, Besa Shahini, është zotuar të krijojë politika të banimit në kryeqytet.
“Nëse shpenzohen më shumë se 30 për qind e pagës për banim, ky konsiderohet banim i papërballueshëm. Në Prishtinë, paga mesatare është 650 euro dhe rregullisht shpenzohen mbi 55 për qind të pagës, për banim.
Me politikat që ne propozojmë për banimin, më shumë banesa futën në treg, si për qira, si për shitje dhe kjo e ulë çmimin e banimit” u shpreh Shahini.
Tri politikat kryesore në fjalë janë: taksa për mosshfrytëzueshmëri, legalizimi dhe banesat komunale.
Ky është sqarimi i plotë i saj, mbi politikat e banimit: