75 Mall Live Search
20:31 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / Z S

Shahini: Prishtina ka qenë dhe do të mbetet vend i protestave kundër padrejtësive

Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër Gjykatës Speciale. Kjo protestë është organizuar nga ana e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.

Pjesëmarrës në këtë protestë ka qenë edhe kandidatja e PSD-së për të parin e Prishtinës, Besa Shahini.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social në Facebook është shprehur se Prishtina ka qenë dhe do të mbetet vend i protestave kundër padrejtësive.

‘’Prishtina ka qenë dhe do të mbetet vend i protestave kundër padrejtësive’’ është shprehur Shahini./Indeksonline/