75 Mall Live Search
14:09 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / L K

Shahini: Tatimi në pronë komerciale dhe private nga viti 2025 do të jetë me e larta në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Aleancës Kosovarë të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se tatimi në pronë private dhe komerciale që nga viti 2025 do të jetë me e larta në Ballkanin Perëndimor, përcjell IndeksOnline.

AKB-ja e ka kundërshtuar këtë ligj sepse do të ketë  ngritje të faturave të tatimit në pronë komerciale  200-300%.

Postimi i plotë:

Tatimit në pronë private dhe  komerciale më e larta në Kosovë nga viti 2025

Në Kosovë tatimit në pronë komerciale dhe private nga viti 2025 do të jetë me e larta në Ballkanin Perëndimor.

Ligji I ri për tatimin  në pronë, I miratuar vitin e kaluar do të ketë efekt në ngritjen të lartë të tatimit në pronë dhe  Prona Komerciale nga viti I ardheshme.

AKB e  kundërshton  këtë ligj sepse do të ketë  ngritje të faturave të tatimit në pronë komerciale  200-300%,kjo është një  një barrë e lartë për bizneset dhe investitorët më  ndikim negative të drejpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB dhe kryetari i saj Agim Shahini i kërkojnë Qeverisë së Kosovës  amandamentimin e këtij ligji në mënyrë që projekt-ligji I Ri të diskutohet me biznese dhe me  qytetarët të Republikës së Kosovës.