“Shahisti” bën lëvizje të gabuar, Barcelona mposhtet pastër nga Valencia

Barcelona është mposhtur nga Valencia në kuadër të javës së 21-të të La Ligas me rezultat të pastër 2:0.
Vendasit patën mundësi të kalonin qysh në pjesë të parë në epërsi kur Gerard Pique shkaktoi ndërhyrje të palejuar brenda 16 metërshit, por golin nga penalltia Maxi Gomezit ia mohoi Ter Stegen.
Me të filluar pjesa e dytë, Maxi Gomes realizoi me ndihmën e Jordi Albas i cili e devijoi topin, shkruan Indeksonline.
Në minutën e 77, përsërti Gomez realizon për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Valencia ngritet në pozitën e pestë me 34 pikë, ndërsa Barcelona mbetet e para me 43.
Quique Setien njoftohet me humbjen pas tri ndeshjeve. Dy të parat i kishte fituar, 1:0 ndaj Granadas dhe 2:1 ndaj Ibizas në Kupën e Mbretit./Indeksonline/