75 Mall Live Search
10:28 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / LB

Shaip Kamberi deklarohet pas takimit me Vuçiqin

Deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi është deklaruar pas takimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Ai ka thënë se në emër të Koalicionit shqiptarëve të Luginës i kanë kërkuar presidentit të Serbisë, zbatim të marrëveshjeve për Luginën, ndryshim të ligjeve për minoritetet dhe fond për zhvill.

“Nuk është prioritet i joni participimi në qeveri, por, integrimi ne institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal e regjional, ndërprerja e pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën, ndryshimi i Ligjit për flamurin ishin pikat që potencuam në takimin e sotëm”, ka shkruar ndër të tjera Kamberi.

Postimi i plotë:

“Zbatim te marreveshjeve per Luginen, ndryshim te ligjeve per minoritetet dhe fond per zhvillim” ishin kërkesat që, sot, në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia dorëzuam presidentit të Republikës së Serbisë.

Nuk është prioritet i joni participimi në qeveri, por, integrimi ne institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal e regjional, ndërprerja e pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën, ndryshimi i Ligjit për flamurin ishin pikat që potencuam në takimin e sotëm.

Pjesmarrja në qeveri, derisa nuk jemi te integruar në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet i Koalicionit të shqiptarëve të Luginës.