75 Mall Live Search
12:05 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / A. M.

Shaip Kamberi në Kuvendin serb: Ju keni probleme serioze me demokracinë

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi iu ka thënë politikanëve serbë se kanë probleme serioze me demokracinë.

Kjo ishte kundërpërgjigjja e tij kur ministrja për Integrime Europiane Jadranka Joksimoviq se pjesëmarrja e Kamberit është dëshmi e demokracisë që ka Serbia.

“Pjesëmarrja ime në parlament është rezultat i pjesëmarrjes në zgjedhje dhe përkrahjes së qytetarëve. Demokracia e as shteti nuk më kanë dhënë dhuratë këtë mandat. Nuk më keni falë ju asgjë”, ka thënë Kamberi.

“Nuk është kjo e drejtë të cilën me zemërgjerësi na ka falë shteti. Nëse të drejtën time që të flas lirshëm e konsideroni si rezultat të jashtëzakonshëm të demokracisë, atëherë, zonja dhe zotërinj, ju keni probleme serioz me demokracinë”.

Kamberi ia ka kujtuar edhe përjashtimin e shqiptarëve nga qeverisja lokale në Medvegjë.

“E nëse po flisni për Bujanocin dhe mospërfshirjen e partive politike serbe në shumicën e re, kujtojeni Medvegjën, ku për herë të parë në vitin 2018 i keni përjashtuar shqiptarët nga qeverisja lokale. Ju nuk e keni hallin e serbëve të Bujanocit. Ju e keni hallin e SNS-it në opozitë”.