75 Mall Live Search
22:30 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / AR

Shakaja për YouTube shkon keq, burri qëllohet për vdekje në SHBA

Një burrë është qëlluar për vdekje në një parking pasi një ‘shaka’ e grabitjes në YouTube shkoi keq, sipas policisë, transmeton Indeksonline.

Raportet sugjerojnë se Timothy Wilks, 20 vjeç, dhe shoku i tij iu afruan një grupi në “Urban Air trampoline and Adventure Park” në periferi të Nashville, SHBA .

Policia në Nashville tha se ata u thirrën në atë zonë të premten në mbrëmje (5 Shkurt) dhe pas mbërritjes, David Starnes Jr, 23 vjeçar, e qëlloi Wilks.

Kredia: FOX17

Starnes thuhet se i ka thënë policisë se ai reagoi në vetëmbrojtje pasi ai nuk ishte në dijeni për shakanë, shkruan ladbible.

Sky News raporton se një hetim ka filluar dhe askush nuk është akuzuar ende për vdekjen e Wilks.

 Kredia: Google Street View

Policia e Metro Nashville thotë se Wilks u qëllua pak para orës 21:30 dhe shpjegoi se si po filmonte një shaka për grabitje për një kanal në YouTube./Indeksonline/