Shakhtari mposht Baselin e Xhakës, në gjysmëfinale me Interin

Shakhtar Donetsk është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League.
Skuadra ukrainase, në çerekfinale ka mposhtur Baselin me rezultat 4-0, shkruan Indeksonline.
Golat për Shakhtarin i shënuan Moraes (2′), Taison (22′), Patrick (75′) dhe Dodo (88′).
Golin e vetëm për Baselin e shënoi Wolfswinkel në minutat shtesë të ndeshjes.
Në gjysmëfinale Shakhtari do të takohet me Interin. /IndeksOnline/