75 Mall Live Search
16:23 / E Diele, 10 Prill 2022 / C E

Shakhtari zbret në fushë pas thuajse 50 ditësh, lojtarët me emra të veçantë në fanella

Rusi nisi sulmet ushtarake ndaj Ukrainës, dhe futbolli u ndal prej thuasje dy muajsh. Por pothuajse pas 50 ditësh skuadra e njohur ukrainase, Shakhtar Donetsk, grumbulloi futbollistët e saj në Antalia të Turqisë për t’i përgatitur ata për “Turin e Paqes”, ku do të luhen disa ndeshje miqësore me skuadrat e tjera nëpër europë.

Mbrëmë u mbajt edhe ndeshja e parë e këtij turi ndeshjesh, teksa futbollistët e skuadrës ukrainase u përballen me skuadrën Greke të Olympiacos, sfidë që  përfundoi me rezultatin minimal 1-0  grekët.

Megjithatë në një situatë të tillë ajo që nuk kishte fare rëndësi ishte rezultati, pasi edhe drejtorët e dy skuadrave pranuan se kjo ishte një nga përballjet më të rralla që mund të bëjnë klubet ndonjëherë.

Qëllimi i këtij turi ndeshjesh është që të shpërndajë mesazhe paqeje në Ukrainë dhe futbollistët e Shakhtarit kishin gjetur edhe një mënyrë origjinale, duke mbajtur mbi shpinë emrat e qyteteve kryesore ukrainase, në vend të mbiemrave të tyre.