23:41 / E Premte, 14 Qershor 2024 / MSH

Shakira e thotë “troç”: Më pëlqejnë burrat, ky është problemi

Këngëtarja kolumbiane Shakira dy vite pas ndarjes nga Gerard Pique mes duket tashme ka vendosur që të fokusohet më shumë të jeta e saj sentimenale duke treguar se është e hapur për njohje.

“Çfarë mund t’ju them, më pëlqejnë burrat. Ky është problemi. Nuk duhet t’i pëlqej ata me gjithçka që më ka ndodhur, por më pëlqejnë akoma”, i tha Rolling Stone këngëtarja 47 vjeçare për kopertinën e saj korrik-gusht 2024.

Ylli i muzikës pop u shpreh se fëmijët e saj duhet të jenë të përgatitur për të pranuar një “baba” të ri në jetën e tyre.

“Unë mendoj se fëmijët e mi duhet të jenë shumë të përgatitur për këtë dhe mirëqenia e tyre emocionale dhe psikologjike ka përparësi për mua,”– tha ajo për revistën.

Kujtojmë që futbollisti dhe Shakira nga lidhja e tyre 12 vjeçare kanë 2 djem së bashku, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeç.