Shakira është gati për intervistën e parë pas ndarjes nga Pique!

Shakira është në qendër të mediave rozë, që kur njoftoi ndarjen e saj nga partneri dhe ylli i futbollit Gerard Pique qershorin e kaluar.
Çifti ishin bashkë prej 12 vitesh dhe ndarja e tyre ka shkaktuar habi tek fansat dhe mediat. Ndërkohë që Pique ka heshtur për situatën, Shakira ka publikuar disa këngë që shumë besojnë se janë mesazhe për ish-partnerin e saj.
Këngëtarja do të japë një intervistë ekskluzive për Televisa, një nga rrjetet më të mëdha televizive në Meksikë, sot.
Intervista pritet të japë më shumë detaje për situatën e saj aktuale personale dhe në veçanti të hedhë dritë mbi ndarjen e saj me Pique.