Shakira “godet” Messin derisa lavdëron burrin e saj

Gjesti i Gerard Pique për të ulur rrogën dhe për të ndihmuar Barcelonwn që të regjistrojë lojtarët e ardhur së fundmi në merkato, ka bërë mjaft bujë.
Mbrojtësii katalanas tha se “ja kisha borxh familjes time këtë, sepse tani që klubi është në vështirësi, sigurisht që duhet ta ndihmoj dhe do ta bëjnë edhe të tjerët”.
Këngëtarja e njohur, Shakira, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për të shprehur krenarinë për burrin e saj.
Në këtë mënyrë, ai është bërë futbollisti më i dashur i tifozëve katalunas brenda dhe jashtë fushës.
Këngëtarja kolumbiane publikoi një fotografi të bashkëshortit në Instagram, në të cilën ai festonte golin e tij, të shoqëruar me mesazhin e saj me dashuri.
“Shumë krenare me ty Gerard Pique! Skuadra jote, klubi yt, por edhe ne, familja jote, gjithmonë mund të llogarisim ty sa herë që kemi nevojë për ty!”, ka shkruar Shakira.