Shakira mund të dënohet me 8 vite burgim

Shakira është duke u përballur me probleme të ndryshme në jetën private. Tani problemi i radhës ka të bëj me drejtësinë.
Një gjykatës në Spanjë ka dhënë dritën jeshile që këngëtarja të dalë në gjyq për akuzat e mashtrimit fiskal. Shakira akuzohet se fshehur rreth 15 milionë euro nga ë ardhurat që ka fituar ndërmjet 2012 dhe 2014.
Prokurorët besojnë se Shakira po kalonte më shumë se gjysmën e kohës së saj në Spanjë gjatë atyre viteve – që do të thotë se autoritetet besojnë se ajo duhet të kishte paguar tatimet.
Prokurori i rastit ka thënë se këngëtarja mund të dënohet me 8 vite burgim dhe një gjobë të madhe nëse ajo shpallet fajtore për akuzat.
“Kam paguar gjithçka që ata pretendonin se i kisha borxh edhe përpara se të bënin një padi. Kështu që nga sot, ua kam zero borxh”, ka qenë përgjigja e Shakirës për rastin./Indeksonline/