Shakira shfaqet seksi në plazhet e Meksikës

Këngëtarja e famshme botërore, Shakira ka ndezur Instagramin me një set fotografish ku shfaqet në bikini, duke pozuar mes dallgëve në një plazh të Meksikës.
Me trupin e saj perfekt dhe buzëqeshjen karakteristike, artistja 47-vjeçare ka dëshmuar se vazhdon të mbetet një nga ikonat më tërheqëse të muzikës dhe showbiz-it ndërkombëtar.
Shakira e ka shoqëruar postimin me përshkrimin: “Egërsi në një plazh meksikan”, duke marrë mijëra pëlqime e komente nga fansat që nuk kanë kursyer komplimentet./IndeksOnline/