Shakira shkëlqen në “The Tonight Show”, dhuron performancë spektakolare

Shakira u rikthye në skenën amerikane të martën mbrëma në New York, ku bashkë me artistin Wyclef Jean performuan hitin e tyre të vitit 2005, “Hips Don’t Lie”, në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
Kjo performancë vjen në kuadër të 20-vjetorit të këngës së njohur që vazhdon të mbetet një ikonë në karrierën e saj muzikore, shkruan WWD.
Për këtë paraqitje të veçantë, Shakira zgjodhi një fustan të personalizuar të krijuar nga dizajnerja Natalia Fedner. Veshja përbëhej nga shifon mëndafshi dhe rrjetë me zinxhirë bakri, me një çarje të thellë në pjesën e kofshës dhe një prerje të hapur në pjesën e pasme, duke i dhënë nderim njërës nga veshjeve të saj ikonike në klipin origjinal të “Hips Don’t Lie”.
Fedner ndau në Instagram detaje nga puna e përkushtuar që u bë për këtë fustan: “Kur çdo gjë krijohet nga e para, koha është gjithçka”, shkroi ajo. “Ngjyrosja, prerja, tjerrja, thurja, kristalizimi — të gjitha kërkojnë përkushtim”.
Në realizimin e detajeve me kristale ndihmoi ekipi i Rio Warner, ndërsa Frances Fedner ishte përgjegjëse për tjerrjen e fijes së shifonit dhe për përsosmërinë e elementeve si unazat dhe thekët dekorativë.
Veshja e Shakirës u shoqërua me byzylykë të mëdhenj në formë manjetash, ndërsa makeup-i ishte i lehtë dhe natyral, në harmoni me flokët e saj të lëshuara në onde natyrale.
Stilisti i njohur Nicolas Bru, i cili ka bashkëpunuar me Shakirën prej vitesh dhe ka kuruar edhe pamjen e saj për spektaklin gjysmëfinal të Super Bowl LIV, ishte sërish pas këtij imazhi të kuruar me kujdes.

