75 Mall Live Search
08:40 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / AR

Shakira sjell djemtë e saj në skenë, publikon videon e performancës së tyre

Shakira i dha audiencës një surprizë të veçantë në turneun e saj botëror Las Mujeres Ya No Lloran.

Gjatë një koncerti në Buenos Ajres të martën në mbrëmje, asaj iu bashkuan në skenë djemtë e saj, Milani, 12 vjeç, dhe Sasha, 10 vjeç, për të interpretuar këngën emocionale “Acróstico”, raporton Harper’s Bazaar, transmeton Indeksonline.

Për performancën prekëse, djemtë iu përshtatën ndjesisë së modës të nënës së tyre. Ata veshën kostume blu të çelët mbi këmisha të bardha, të kompletuara me atlete të bardha, duke plotësuar në mënyrë të përkryer disenjin mbresëlënës skenik të Shakirës. Shakira ndau foto dhe video nga performanca në Instagram.

“Buenos Ajres, faleminderit për këtë moment që do të na zgjasë përgjithmonë. Ishte magjike të këndoja me fëmijët e mi dhe t’i shihja të nxirrnin muzikën që mbartin brenda, ndërsa unë shikoj familje të tëra duke kënduar dhe përqafuar”, shkroi këngëtarja./Indeksonline/