“Shakira të shkojë në burg!”/ Shpërthejnë fansat ndaj vendimit të gjykatës

Këngëtarja e njohur Shakira, ditën e sotme ka pranuar para gjykatës rajonale në Barcelonë se kishte shmangur një total prej 14.5 milionë eurosh në taksa mes 2012 dhe 2014.
Duke vepruar kështu, ajo i ka shpëtuar dënimit më burg prej tetë vjet e dy muaj dhe gjobë prej 23.8 milionë euro të kërkuara nga prokurori publik, transmeton Indeksonline.
Shakira, you are an embarrassment. Just… wow. She really tops herself each time. https://t.co/igUsROMVQG
— 𝑇𝑎𝑧𝑖𝑟𝑖 (@lallataziri) November 20, 2023
Vendimi tani është më i butë. Shakira dënohet me tre vjet burg me kusht dhe një gjobë prej 7.3 milionë euro.
Në Twitter, fansat reaguan ndaj vendimit.
“Shakira duhet të shkojë në burg!”, shkroi njëri fans.
“Shakira, je e turpshme! Wow, ajo më të vërtetë kalon kufijtë”, ishte një koment tjetër.
Por, ka edhe mbështetje për këngëtaren. “Qëndro e fortë Shakira, vetëm përqendrohu që t’i qëndrosh besnike të vërtetës”, shkruante njëri.
Një fans tjetër thotë me cinizëm: “Waka Waka heyhey, është koha për të kontrolluar autoritetet tatimore”./Indeksonline/
.@shakira et le parquet espagnol ont scellé un accord mettant fin au procès pour fraude fiscale de la chanteuse, qui venait de s'ouvrir à Barcelone, en échange de la reconnaissance de sa culpabilité et du paiement d'une amende de plusieurs millions d'euros #AFP 1/2 pic.twitter.com/bxOQvknxYw
— Agence France-Presse (@afpfr) November 20, 2023