12:33 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Shala: Bastisjet e Eulex-it spektakle, Jakup Krasniqi do ta kalojë edhe këtë sfidë

Nga orët e para të mëngjesit të sotëm, zyrtarë të EULEX-it po zhvillojnë një bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit,  i cili për më shumë se gjashtë orë ku ai po intervistohen i vetëm.

Reagime të shumta po vijnë edhe nga krerë politikë.

Është deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se ky trend i bastisjeve arrogante nga EULEX dhe Gjyakata Speciale, po tregojnë që qëllimi i tyre është që të krijojë spektakle.

Ai më tej ka shtuar se Krasniqi, do ta kalojë edhe këtë sfidë.

Ky është reagimi i Shalës:

Reagim

Ky trend i bastisjeve arrogante nga ana e EULEX/Gjykatës Speciale, po dëshmon që qëllimi i tyre është të krijojë spektakle, shumë zhurmë dhe hi, pa asnjë nevojë për masa të tilla, qoftë procedurale, apo sigurie, përderisa luftëtarët e UÇK-së nuk i kanë ikur drejtësisë.

Jakup Krasniqi është figurë emblematike e UÇK-së, shembull i luftëtarit të drejtë, intelektualit dhe njeriut të pathyeshëm përballë sfidave atdhetare e jetësore!

Si bashkëluftëtar, si nxënës i juaj dikur, si mik, nuk kam asnjë dilemë që do t’a kalosh edhe këtë sfidë, me krenarinë e pastërtinë prej çlirimtari e atdhetari, ashtu siç veprove edhe në atë epokë të lavdishme të kombit tonë.

Si gjithëmonë, jemi me ju!