Shala: Do të ofrojmë lehtësira për prodhuesit vendorë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, gjatë ditës së stome ka vizituar kompaninë e prodhimit të qeseve “Kivo” në Kaçanik, ku prej aty shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur prodhuesit vendorë.
Shala ka inkurajuar prodhuesit vendorë që të vazhdojnë punën e tyre pasi si Qeveri do të ofrojnë lehtësira për tejkalim të barrierave të tyre.

“Jemi në një fabrikë e cila ka të punësuar mbi 100 punëtorë dhe një fabrikë e cila mbi 90% e prodhimit të saj është eksport. Do të thotë që kompanitë kosovare, përpos që kemi numër të madh të kompanive kosovare prodhuese, produktet e tyre kanë arritur t’i kenë të standardit të tillë që të jenë të pranueshme edhe në tregun evropian”, deklaroi Shala.
Udhëheqësi i MTI-së ka uruar që sa më shpejt të vijë në përurimin e fabrikës tjetër që merret me riciklim të plastikës dhe e cila do jetë më e madhja në rajon.
Driton Ramajli, drejtor operacioni i kompanisë “Kivo”, tha se nga Shala morën mbështetje për zgjidhjen e probleme me të cilat mund të ballafaqohen këta si prodhues.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme i pari i Tregtisë dhe Industrisë në vend, Endrit Shala ka vizituar edhe kompaninë e prodhimit të ngjyrave dhe fasadave “Relux”. /Indeksonline/