14:30 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shala: Do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala, ka theksuar se ai do të vazhdojë t’i mbështesë prodhuesit në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook ka theksuar se të gjithë duhet të punojmë bashkë për shtetin tonë.

Shënimi i plotë:

Gjatë dy vjetëve të fundit industria përpunuesve të drurit është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kjo si rezultat i duarve të vyera të njerëzve tanë dhe përkrahjes tonë të vazhdueshme për këtë industri.

Ne duhet të vazhdojmë të punojmë bashkë për shtetin tonë.

Do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. E.SH