Shala: Do të vazhdojë të jem zë i secilit qytetarë, ashtu siç isha zëri i prodhuesve dhe punëtorëve
Ish- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Endri Shala, përmes një postimi në facebook ka thënë se përkrahja entuziazmi dhe rinia, dëshmuan se Kosovës i duhet Nisma Socialdemokrate.
Shala ka thënë se pritja që u është bërë në Sallën e Kuqe, është dëshmia më e mirë për këtë gjë.
Ja postimi i plotë:
Pikërisht në vendin ku pesë vite më parë e themeluam Nismën Socialdemokrate, sonte u bindëm se ky vend do na e sigurojë fitoren.
Në Prishtinë ashtu si në të gjitha takimet që kishim në qytetet e Kosovës, përkrahja entuziazmi dhe rinia, na dëshmuan se Kosovës i duhet Nisma Socialdemokrate.
Platforma dhe programi ynë janë domosdoshmëri për vendin, dhe kjo pritje që na u bë në Sallën e Kuqe, kjo rini që brohoriti dhe duartrokiti pandërprerë është dëshmia më e mirë.
Unë zotohem se do të vazhdojë të jem zë i secilit qytetarë, ashtu siç isha zëri i prodhuesve dhe punëtorëve.