14:53 / E Enjte, 22 Prill 2021 / OSH

Shala e Statovci presin në takim Odën Ekonomike të Kosovës, atë Amerikane e Gjermane

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala bashkë me nënkryetaren e këtij komisionit, Jeta Statovci kanë takuar sot përfaqësuesit e Odave Ekonomike Kosovare, Amerikane e Gjermane.

Shala e Statovci kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në interes të zhvillimit ekonomik për të ndihmuar vendin nga pasojat që po lë pandemia.

“Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, patëm takime njohëse me Odat Ekonomike:
Oda Ekonomike e Kosovës, e kryesuar nga z. Berat Rukiqi,
Oda Ekonomike Amerikane, e kryesuar nga z. Arian Zeka, dhe
Oda Ekonomike Gjermane, e kryesuar nga znj. Nora Hasani dhe z. Arten Bajrushi.
Ekziston gatishmëri e plotë që të vazhdojë komunikimi dhe bashkëpunimi në interes të zhvillimit ekonomik të vendit, me theks të veqant në kohë të rënda pandemie.

U dëgjuan propozimet dhe rekomandimet e Odave Ekonomike për të cilat do të vazhdojë bashkëpunimi” thuhet në njoftim./Indeksonline/