75 Mall Live Search
10:03 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Shala ende pa ekip! Norvegjia mbetët opsioni ideal?

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala, ende nuk e ka gjetur skuadrën e re.

Shala nuk e ka vazhduar kontratën me ekipin e Valerengas, kështu që nga 1 janari i këtij viti futbollisti kosovar është pa klub.

Burime të IndeksOnlinet, kuptojnë se lojtari kosovar është në bisedime me disa klube në Norvegji dhe në Amerikë.

Megjithatë, mesfushori i Kombëtares së Kosovës ka shumë gjasa që karrierën ta vazhdojë te skuadra tjetër norvegjeze, ODD.

Në këtë ekip (ODD), 29-vjeçari kishte luajtur gjatë sezonit 2011-2014.

Kujtojmë se gjatë karrierës, Shala ka luajtur në: Notodden, Sparta Prague, Kasimpasa, Slovan Liberec, Start dhe Lyngby. /IndeksOnline/