Shala: FSK ka përdorur emblemen origjinale! Të tjerët mund të jetë insipiruar nga ne
Sot gjatë ditës Indeksonline ka raportuar për ngjashmërinë identike të emblemës së Forcës së Sigurisë së Kosovës me një kompani private të sigurimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lidhur me këtë çështje ka folur zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala.

Ai nuk ka përjashtuar faktin se kompania amerikane mund ta ketë kopjuar stemën e FSK-së.

“Pse a nuk mund të themi se stema e kompanisë amerikane është e ngashme me stemën tonë, ose ata mund ta kenë kopjuar nga ne. Krejt ajo çfarë mund të them është se ne e kemi përodr emblemen origjinale dhe e dizejnuar dhe e porositur vetëm për FSK-në. Kush ka mujt me u frymëzu prej FSK-së nuk e dijmë ende”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Shala ka thënë se ditën e nesërm do të shqyrtojnë të njëjtën çështje në Ministri, ku edhe do të mbledhin informacion lidhur me këtë çështje.
“Nuk mund të komentojë asgjë më shumë. Do të flasim dhe do ta shqyrtojmë të njëjtin problem nesër në Ministri pasi është edhe ditë pune, do të flasim me ekspertë, do të mbledhim informacion”, ka thënë ai tutje gjatë bisedës.

‘American Premier Security’ ka logon e njëjtë sikurse të FSK-së. Krejt çka i dallon këto dy logo janë yjet sipër shqiponjës me mbishkrimin e kompanisë së sigurimit, raporton Indeksonline.
Ende nuk dihet se cila nga këto stema është krijuar më herët mirëpo dihet se ato janë të njëjta me pak detaje ndryshe./Indeksonline/