11:58 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shala fton bizneset e vogla dhe të mesme të aplikojnë në programin COSME

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka hapur konferencën “BE-ja promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të: Programi COSME”, që ka për qëllimin përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Ministri Shala ka theksuar se Komisionin Evropian ofron në vazhdimësi ndihmë në aspektin e zhvillimit ekonomik, instituvonal dhe ndihmon bizneset e vogla dhe të mesme.

“Një falënderim i veçantë për Komisionin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme që ofron për institucionet e Qeverisë së Kosovës si në aspektin e formimit institucional, zhvillimit të kornizës ligjore, reformave të ndryshme rregullative, ashtu edhe në aspektin e përkrahjes që ofrojnë për të stimuluar zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, në veçanti për zhvillimin e ndërmarrësis përmes projekteve të ndryshme. Shembull konkret për këtë kemi programin e COSME-s që ka për synim zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha ministri Shala.

Ministri bëri të ditur se programi në fjalë është një mundësi e mire për të promovuar ndërmarrësin dhe për te përmirësuar ambientin afarist për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.

“Në cilësinë e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë ju siguroj që prioritet kemi zhvillimin e kapaciteteve ekonomike në Kosovë dhe keni përkrahjen e plotë nga ana jonë në mënyrë që të arrijmë t’ju mundësojmë bizneseve të realizojnë potencialin e tyre të plotë si brenda ekonomisë vendore po ashtu edhe në ekonominë ndërkombëtare. KIESA si Agjenci për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosova, në kuadër të aktiviteteve të saja ka edhe programin COSME, për të cilin program paguan obligimet financiare vjetore në nivel ndërkombëtar dhe njofton komunitetin e biznesit për mundësitë e përfitimit nga programi COSME”, theksoi Shala.

Ai tha se MTI-ja, në mënyrë të vazhdueshme po punon që Kosovën të bëhet vend ideal për të bërë biznes.

“Ne në MTI, në mënyrë të vazhdueshme jemi duke punuar që Kosovën ta bëjmë vend ideal për të bërë biznes. Njëkohësisht, zhvillimi i potencialit të prodhimtarisë vendore mbetet fokusi jonë, gjithmonë duke u siguruar që kemi konkurrence të drejtë dhe të barabartë në treg. Në kuadër të mandatit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve ne Kosove ofrojmë programe mbështetëse për ndërmarrësit në Kosove duke filluar nga subvencionimi makinerive prodhuese, skemat për certifikim të produkteve, skemat për këshillim, bashkëpunimi me bizneset dhe gjetja e tregjeve të huaja etj. Njëkohësisht, ja vlen të ceket roli i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore i cili ka garantuar mbi 1 mijë kredi në vlerë prej afër 52 milion euro, në gjysmën e pare të këtij viti, për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Këto kredi nuk do të lëshoheshin pa garancinë e Fondit Kosovarë”, tha ministri Shala.

Sipas tij, Programi i COSME-s është edhe një mundësi më e madhe për t’ju mundësuar ndërmarrjeve dhe ndërmarrësve të rijnë për tu zhvilluar edhe më tutje.
“Të përdoren fondet si COSME dhe të ngjashme për të intensifikuar dhe më tutje qasjen në tregje ndërkombëtare dhe rajonale”, tha ministri Shala.