13:06 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shala: Grupi parlamentar NISMA – AKR voton Qeverinë me kryeministër Hotin

Po mbahet seanca e thirrur për votimin e Qeverisë së Hotit.

Në emër të NISMA-s foli shefi i Grupit parlamentar, Endrit Shala. Ai tha se si koalicion NISMA – AKR, do ta votojnë Qeverinë e Hotit, transmeton Indeksonline.

“Grupi parlamentar NISMA – AKR përkrahin dhe votojnë për, jemi për Hotin kryeministër dhe përbërjes së re të Qeverisë.

Si Grup parlamentar, jemi të bindur të angazhohemi vazhdimisht që parimet dhe programet në bërje të koalicionit të zbatohen me përpikëri, derisa në fokus do ta kemi zbatimin e objektivave themelore.

Çështja e pandemisë, përmbyllja e dialogut me Serbinë, rimëkëmbja ekonomike e partneriteti me amerikanë, janë disa nga objektivat”./Indeksonline