13:40 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Shala: Hapi i fundit për liberalizimin e vizave

Deputeti i Nisëm Socialdemokratike, Haxhi Shala ka thënë se nëse demarkacioni me Malin e Zi nuk kalon, për vendin tonë do të shtyhet liberalizimi i vizave.

Shala ka thënë se nëse situata eskalon dhe nuk miratohet demarkacioni, përgjegjësin e mban çdo deputet, por më së shumti Qeveria e Kosovës.

“Nëse nuk kalon shtyhet procesi i liberalizimit të vizave dhe ne nuk e duam. Për këtë vit është hapi i fundit për liberalizimin e vizave. Partnerët e koalicionit kanë biseduar me deputetët e listës serbe dhe të Vetëvendosjes, dhe besoj që do të gjendet edhe një ose dy votë e cila po mungon. Qytetarët po e kërkojnë dhe ata duhet sot të bëjnë presion mbi deputetët”, tha ai në RTK.