75 Mall Live Search
12:28 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shala i kërkon falje Osmanit pasi nga LDK iu drejtuan duke i thënë “A je ti normal”!

Me ‘A je ti normal’ i është referuar Arben Gashi i LDK-së, Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi e njëjta tha se do t’i drejtohet Komisionit Përkatës për gjuhën e përdorur ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

LDK e quajti  gjuhë joparlamentare dhe fyese shprehjen ‘Avdullah Hoti’ të përdorur nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilën deputetët e LDK-së kërkuan nga Vjosa Osmani t’i përjashtojë nga seanca, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj reagoi edhe deputeti Kujtim Shala i cili i kërkoi falje Osmanit për shprehjen ndaj saj që pati Arben Gashi i LDK-së.

“Për gjërat që thuhet se që nuk regjistrohen s’ke pse i tërheq sepse nuk evidentohen. Njihen praktika kur janë thënë gjëra që nuk lidhen me çështjen. Edhe pse nuk është regjistruar ne e tërheqim atë dhe kërkojmë falje” ka thënë Shala./Indeksonline/