Shala i LDK-së: Nesër është dita e shumëpritur për t’i sjellur ndryshimin vendit

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ardian Shala, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në tubimin e sotëm, që ishte përmbyllës i fushatës elektorale.
Përmes një postimi në Facebook, Shaka falënderoi aktivistët, simpatizantët, strukturat e partisë si dhe të gjithë qytetarët që iu bashkuan në këtë rrugëtim elektoral.
Ai tha se nesër është dita e shumëpritur për t’i sjellur ndryshim vendit.
“Nesër është 9 shkurti dita e shumëpritur për t’i sjellur ndryshimin vendit e bashkë me të edhe begatinë e shumëkërkuar nga qytetarët. Prandaj që t’i plotësojmë të dyjat duhet të angazhohemi e mobilizohemi edhe njëherë ditën e nesërme në mënyrë që misionin tonë të shenjtë ta përfundojmë me sukses. Pra ta dërgojmë elektoratin tek kutitë e votimit”, shkroi Shala.
Kujtojmë se në zgjedhjet e nesërme, Ardian Shala bartë numrin 23 në listën e LDK-së.
Ky është postimi i plotë i tij:
Falenderime
Të nderuar aktivistë, simpatizantë, struktura të degës sonë, kryesi të nëndegëve, Forum Rinor e Forum i Gruas, Kandidatë për deputetë, ju qytetarë që e morët rolin e aktivistit për të lobuar në përkrahje të Beslidhjes sonë, dua të ju falenderoj për krejt angazhimin tuaj përgjatë fushatës elektorale. Falenderime për fushatën e qetë, demokratike, korrekte e masive, ashtu siq u ka hije rugovistëve të vërtetë.
Njëkohësisht dua ta falenderoj secilin qytetar që u përbashkua me ne në rrugëtimin tonë të djathtë. Në mënyrë që t’i japim vendit drejtimin që i takon.
Në cilësinë e kryetarit të degës dhe kandidatit për deputet, natyrisht që kam qenë më i ngarkuar me punë dhe me aktivitete, së këndejmi ka qenë e pamundur t’ju shkruaj e t’ju falenderoj secilit veç e veç, por meqë RRUGËN E BËJMË BASHKË atëherë përgjatë rrugëtimit tonë do të takohemi e do të flasim për çdo shqetësim e brengë që do ta kemi.
Nesër është 9 shkurti dita e shumpritur për t’i sjellur ndryshimin vendit e bashkë me të edhe begatinë e shumëkërkuar nga qytetarët. Prandaj që t’i plotësojmë të dyjat duhet të angazhohemi e mobilizohemi edhe njëherë ditën e nesërme né mënyrë që misionin tonë të shenjtë ta përfundojmë me sukses. Pra ta dërgojmë elektoratin tek kutitë e votimit.
4 minuta kohë e së nesërmes për të votuar siguronë mirëqenien popullit për 4 vitet e ardhshme.
Secila votë është e vlefshme, prandaj votoni!
Me respekt Dr. Ardian Shala!